Lulet janë ende aty ku u lanë një ditë më parë.
Ato i solli në këtë pjesë të veriut të Kosovës, të banuar me serbë, të martën, kryeministri i Republikës, Albin Kurti, në nderim të policit Enver Zymberi, i cili 11 vjet më parë u vra pikërisht në këtë vend.
Respekti u bë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të institucionit për të cilin punonte tashmë i ndjeri, njofton Klan Kosova.
Ardhja në territorin e komunës veriore të Zubin Potokut besohet të jetë e para në këtë anë e Kurtit.
E ky nuk u ndal vetëm këtu. Bashkë me vartësin e tij, minisntrin Xhelal Sfecla shkuan edhe në bazën e re të forcave të rendit, në Jasenovik.
Pika e lartë këtu, mbase motivoi kreun e ekzekutivin të vrojtojë me dylbi.
Nuk dihet nëse nga këtu e pa edhe qendrën e Zubin Potokut, por serbët këtu nuk është se u entuziasmuan me vizitën e Kurtit. Në fakt, ata thanë që nuk duan të flasin për të.
Vizita e kryeministrit u bë pa ndonjë njoftim paraprak.
Shqiptarët që jetojnë në një fshat të afërt, nëpër të cilin kaloi kryeministri, u hatruan pak pse ai nuk u ndal te ta.






