Lokale - eSIMy

Shpejtim Bulliqi – Kryetar i Podujevës ka komentuar deklaratën e Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se Qeveria Kurti është “një shtëpi budallë”.Bulliqi në Politiko me Kushtrim Sadikun, ka thënë se këto deklarata nuk i ndihmojnë zgjidhjes së problemeve, por që përkundrazi i thellojnë ato.

“Unë mendoj se këso deklaratash nuk i kontribuojnë zgjedhjes së problemeve, përkundrazi japin mundësi që problemet ende të thellohen. Sigurisht që opozita ka gjithmonë të drejtë të kritikojë, por mendoj që është momenti të flitet më matur, të shkruhet më matur sepse jemi në një situatë bukur serioze me këtë grevë, prandaj kësaj duhet kontribuar të gjithë që të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Bulliqi.

Ai më tej, ka deklaruar se nuk është në rregull një qasje e tillë.