Lokale - eSIMy

Një foshnjë është zhvarrosur në Istog për arsye të hetuar rrethanat e vdekjes së së saj.

Zhvarrosja e trupit është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Policia ka bërë me dije se është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.”, thuhet në raport./Reporteri.net