Të shtëna me armë ka pasur në parkingun e një objekti në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka deklaruar sot Policia e Kosovës, në njoftimin 24-orësh, dërguar medieve.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 04.09.2022 – 01:39. Raportohet që në parkingun e një objekti persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia, pa dhënë detaje tjera.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera…/Llapi.info






