Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, ka thënë se greva do të vazhdojë nesër në këtë komunë, raporton Llapi.info.
Halimi, këtë njoftim e ka bërë në një postim në Facebook, duke shtuar se greva do të mbahet në të dyja ndërrimet.
“Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës. 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet. Për çdo risi, do të informoheni me kohë. Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë”, shkruan ai.
Mirëpo, njoftim krejt tjetër ka dhënë drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu. Ai ka thënë se mësimi do të nis nesër në të gjitha shkollat.
“I përshëndes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.
Madje, thuajse të gjitha shkollat e kësaj komune, nëpërmjet postumeve në Facebook, kanë kërkuar nga prindërit që t’i çojnë në shkolla fëmijët qysh nesër./Llapi.info
Njoftimet më poshtë:






