Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, njoftoi në Facebook se nga nesër do të nisë procesi mësimor, shkruan Llapi.info.
Sipas tij, vendimit për t’iu kthyer mësimit, mësimdhënësit dëshmuan vullnet të sinqertë “në kryerjen e misionit fisnik”.
“I përshëndes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.
Tashmë, të gjitha shkollat e kësaj komune kanë bërë thirrje tek prindërit që nesër t’i çojnë fëmijët në shkolla.
Përkundër që është shpallur nisja e vitit të ri shkollor nga ekzekutivi komunal, deri më tani, sindikata e Arsimit në Podujevë nuk ka reaguar./Llapi.info
Njoftimet më poshtë:






