Lokale - eSIMy

Kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni, Qemajl Aliu dhe Kadri Rahimaj, kanë mbajtur sot një konferencë për medie, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga kjo konferencë kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.

Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit.