Qeveria e Kosovës ka prezantaur pakon e re financiare. Në këtë pako do të përfshihen edhe punëtorët e sektorit privat, shkruan Gazeta Insajderi.
Përmes një konference për media, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nëse bizneset rrisin pagat për punëtorët e tyre, për 3 muajt e ardhshëm, Qeveria do subvencionojë gjysmën e rrogës së rritur.
Edhe barku më i madh ulet në 10 ditë!
Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
“Qeveria ka paraparë që të mbështesim dhe të subvencionojmë të gjitha bizneset në këtë kohë rrisin pagat për punëtorët e tyre dhe ne i ftojmë qysh tani, që të fillojnë nga ky muaj, dhe për 3 muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje dhe u bëj thirrje bizneseve njëkohësisht, por edhe punëtorëve, që të diskutojnë me punëdhënësit e tyre dhe të kërkojnë që kjo rritje të bëhet, sepse shteti do të subvencionojë gjysmën e rritjes së pagës së tyre, pra për 3 muajt e ardhshëm”, ka thënë Murati,
Ndërsa Kurti tha se gjendja e rënduar është edhe në sektorin privat. 80 % janë të punësuar në sektorin privat.
“Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Subvencionojmë 50 % të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, tha Kurti.






