Reshjet intensive të shiut kanë bërë që në disa pjesë të Podujevës të ketë vërshime, raporton Llapi.info.
Përmbytje të mëdha raportohet të ketë në fshatin Dyz të kësaj komune.
Sipas banorëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, gjendje alarmante është në lagjen “Uka” në këtë anë.
Sipas tyre, uji ka arritur nivelet më të mëdha, sa që, siç kanë thënë ata, janë bllokuar edhe shtëpitë./Llapi.info
Më poshtë pamjet, ku shihet uji deri tek pragu i shtëpisë në rrugën “Hamdi Uka”:






