Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë pa leje në fshatin Dyz të Podujevës, raporton Llapi.info.

“Fsh. Dyz, Podujevë 31.08.2022 – 11:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ajrore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka shkuar në procedurë të rregull, me vendimin e prokurorit./Llapi.info