Lokale - eSIMy

Veturat inteligjente të Policisë së Kosovës të ardhura ditë më parë, tani kanë dalë në terren. Ato po kapin çdo shkelje të rregullave në trafik.

Policia e Kosovës, ka njoftuar për vetëm njërën nga kundërvajtjet e ndodhura dje në magjistralen Gjurgjicë-Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë kontrollit të trafikut, kundërvajtja me tejkalimin të shpejtësisë është identifikuar në zonën 100 km/h duke drejtuar mjetin me 144 km/h. Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, njofton Policia e Kosovës.