Kuvendi i Komunës së Podujevës, në prill të këtij viti, pati miratuar një vendim të përkohshëm për punën e bizneseve gjatë të dielave, raporton Llapi.info.
Në atë seancë, ishte marrë vendim që deri më 30 shtator të këtij viti, të gjitha bizneseve në Podujevë, t’u lejohet puna.
Por, pas 30 shtatorit, jo të gjitha bizneset në Podujevë do ta kenë të drejtën e ushtrimit të punës gjatë fundjavave.
Kështu është thënë në një diskutim publik me përfaqësues të bizneseve, mbledhje kjo e mbajtur ditë më parë.
Përfaqësuesit e bizneseve gjatë diskutimit shprehën opinionet e tyre lidhur me rregullore, ku si konkluzion vlen te theksohet që u arrit një pajtueshmëri mes bizneseve që zonat turistike si e Orllanit dhe Kërpimehit të punojnë për shkak të fluksit të vizitorëve në fundjavë, ndërsa bizneset e zonës urbane të mbajnë ditë pushimi./Llapi.info






