Lokale - eSIMy

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente të arritur mes Kosovës e Serbisë, duke falënderuar për këtë SHBA-në dhe BE-në.

Osmani ka shkruar në Facebook se do të vazhdojnë angazhimin edhe drejt njohjes reciproke.

“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 dhe Bashkimit Evropian 🇪🇺 për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.