Lokale - eSIMy

Ismail Syla, ksh- këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi dikur edhe gazetar në “Bujku” e përditshme që dilte në vitet e okupimit ka publikuar disa fotografi nga varrimi i gazetarit Afrim Maliqi që ishte vrarë nga forcat serbe baahkë ish – pjesëtarin e UÇK-së Hyzri Talla.

Syla ka publikuar edhe fotografi të fotografit veteran Ilia Bylykbashi dhe Kryeredaktorit të gazetës Zëri Blerim Shalës.

Për ngjarjen prekëse 2-3 dhjetorit mund të lexoni postimim e Sylës.

Postimi i tij:

Fotoreporteri i vyeshëm dhe tashmë veteran dinjitoz i fotografisë, Ilaz Bylykbashi, po e shpalos pothuajse çdo ditë thesarin e tij faktografik, me foto të botuara, por edhe me ato që po i publikon për herë të parë.
Në mesenger të FB dje m’i dërgoi tri fotografi.

Këto foto janë të mbrëmjes së 3 dhjetorit 1998 kur u varros gazetari dhe letrari i talentuar, Afrim Maliqi, i cili u vra më 2 dhjetor 1998 në Prishtinë në atentatin e përgatitur nga policia sekrete serbe, në të njëjtën veturë me pjesëtarët e UÇK-së, Hyzri Talla dhe Ilir Durmishi.

Meqë me Afrimin dhe nëntë gazetrë të tjerë ishim gjenerata e fundit e pranuar me konkurs në gazetën RILINDJA, (tetor 1994) që dilte nën emrin BUJKU, për shkak të mbylljes së dhunshme të kësaj të përdittshmeje nga regjimi pushtues serb, mua më ra barra e fjalës në mbledhjen komemorative në redaksi, por edhe fjala e fundit në varrimin e tij.

Sa e dhimbshme qe për mua ajo fjalë në redaksi, e cila u mor nga të gjitha agjencitë që raportonin për vrasjet e shqiptarëve kudo ku ata jetonin: në qytet, në fshat, në rrugë, në male, në prita e kurthe nga më të ndryshmet.

Edhe më e dhimbshme ishte fjala tek varri i njomë i Afrim Maliqit, atë mbrëmje të ftohtë e me acar, kur në rrethim policor u varros vëllai i shtatë motrave.

Kryeredaktori i revistës ZËRI, Blerim Shala, kishte shkruar një editorial për Afrim Maliqin, të cilin një ditë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e fotografova dhe po e postoj, me lejen e tij.

Le të jetë ky postim një përshpirtje e përbashkët për mikun tonë – Afrim Maliqi!