Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë shoferi i motoçikletës, i cili dyshohet se u godit nga vetura që po e drejtonte një 62-vjeçar.

37-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon trajtimin mjekësor.