Lokale - eSIMy

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka bërë rishpalljen e konkursit për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta, për shkollat e mesme në këtë komunë, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, konkurs do të ketë në gjimnazin in “Aleksandër Xhuvani”, në shkollën ekonomike “Isa Boletini” dhe në shkollën teknike “Fan S. Noli”.

Në gjimnaz hapësirë ka për 99 nxënës të ri për vitin akademik 22/23, 15 nxënës në “Isa Boletini” dhe 104 nxënës në “Fan S. Noli”.

Drejtimet e lira në gjimnaz janë në shkenca shoqërore-gjuhësore 66, kurse shkenca natyrore 33.

Në ekonomik ka drejtime për asistent dentar 1 vend i lirë, kurse 14 tjera për asistent i fizioterapisë.

Në teknik janë drejtimet e lira në; informatikë (3), telekomunikacion (15), postë dhe telekomunikacion (22), energjetikë (11), instalues elektrikë (11). Trafik rrugor (3), transport rrugor (17). Arkitekturë (7). Automekanik (6). Rrobaqepësi (9)./Llapi.info.

Duke klikuar KËTU mund ta shikon të plotë konkursin