Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është nisur për tretman mjekësor. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në shiritin për çiklist. Llapi.info ka kontraktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit, deri më tani, nuk kanë dhënë detaje tjera./Llapi.info






