Ukrainën e bën fajtor për vrasjen gazetares 29 vjeçare, në mes te Moskës.
Më ketë pretendimi doli të hënën Shërbimi Federal i Rusisë të cilët kuptuan se objektiv i këtij sulmi ishte babai i saj, ultra-nacionalist, Alexander Dugin, njëri prej miqve më të ngushtë të presidentit, Vladimir Putin.
Edhe ky u fundit që u pa i tronditur teksa pa veturën e vajzës duke u djegur e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist nga “regjimi nazist ukrainas”.
Intelegjenca ruse u dha detaje mediave në Moskë me pretendimin se e dyshuara e këtij shpërthimi është një grua ukrainase e cila ishte zhvendosur në Rusi në korrik ku mori me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë me gazetaren e ndjerë, Darja Dugina.
Me pas sipas FSB, kontraktoja e shërbimeve speciale ukrainase e ndoqi atë me një Mini Cooper për një muaj duke u përgatitur për këtë sulm.
Para shpërthimi u tha se gazetarja ishte me babin e saj në një festival në Moskë dhe planet ishin qe ata të largoheshin bashkë me Toyotën të cilës iu vendos ekspolizivi. Por gjithçka ndryshoi në momentin e fundit dhe 29 vjecarja e pësoi vet teksa e dyshuara e këtij akti u arratis në Estoni.
Ky version i shërbimeve federale të Rusisë u mohua menjëherë nga autoritetet ukrainase .
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak tha se gjithë kjo është një tjetër propagandë e ruse.






