Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar sot Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Bashkë me ekzekutivin komunal dhe grupin punues të Lëvizjes, mirëpritëm Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën dhe nënkryetaren Saranda Bogujevci në Podujevë. Ky takim vjen pas përfundimit të suksseshëm të organizimit të strukturave të Lëvizjes në nivelin e parë organizativ, ku falë angazhimit të palodhshëm të aktivistëve tanë, jemi prej qendrave më të organizuara me gjithsej 46 pika të formuara në qytet dhe fshatra”, shkruan ai./Llapi.info