Ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Por kjo nuk ka reflektuar ende në Kosovë.
Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet nuk kanë lëvizur për ditë të tëra ngase në bursë ka ulje-ngritje të shpeshta.
“Çmimet janë konstante në tregun vendor. S’mund të parashikojmë çmime sepse po ka lëvizje në berzë. Mbesim me shpresë për një rënie të lehtë”, është shprehur ai në Klan Kosova.
“Çmimet që sillen aktualisht në Kosovë janë, benzina 1.53 centë ndërsa nafta është 1.63 centë. Fakt i gjallë se për ditë të tëra nuk kanë lëvizë.”
Më tej, Berjani ka thënë se qeveria ka bërë mirë që është tërhequr nga vendimi për vendosjen e çmimit tavan.
“Kosova është treg i hapur”, tha ai.






