Sot rreth orës 14:25 ka ndodhur një aksident trafiku në segmentin Veternik-Bresje, ku janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Llapi.info