Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se si qytetarët të informohen për reduktimet dysorësh të planifikuara në lagjet e tyre, shkruan Llapi.info.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Pra, në pjesën e hijezuar me të kuqe, shkruani shifrën tuaj të konsumatorit, e cila gjendet në faturë – dhe aty do t’iu shfaqet koha kur do të keni reduktime të rrymës./Llapi.info.

Duke klikuar KËTU, mund ta shkruani shifrën dhe kohën se kur do t’iu ndalet rryma, në secilën lagje të Podujevës.