Edhe zyrtarisht, Shpejtim Bulliqi, është kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Bulliqi, i cili është edhe kryetar i Komunës së Podujevës nga kjo parti, ka thënë një postim në Facebook se tashmë ka dorëzuar kandidaturën e tij për të parin e VV-së në Llap.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Sapo kam dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregullorja e LVV-së.
Si Koordinator i Qendrës për këta 4 muaj jam angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës, me synimin që para sfidave të ardhshme si subjekt politik të jemi më të fortë, më të organizuar dhe më të strukturuar.
Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t’i përmbushim
.
Duke e njohur punën dhe kontributin e gjatë të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes, duke besuar në vlerat social-demokrate dhe parimet e barazisë, si dhe duke e vlerësuar angazhimin e kontributin e secilit qytetar për Lëvizjen në secilën etapë kohore.
Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t’i avancojmë këto vlera e t’i shtyjmë përpara projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror.






