Lokale - eSIMy

Në pikën kufitare Kosovë – Serbi në Merdar, edhe sot (e hënë) ka tollovi të madhe.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona e veturave që po pret të kalojë nga kjo pikë në Serbi është dy kilometra, ndërkohë që pritjet shkojnë mbi 3 orë.

Kolonë e madhe është edhe në pikën kufitare Dheu i Bardh. Aty kolona shkon deri në 800 metra dhe pritjet janë deri në një orë e gjysmë.

Për të hyrë në Kosovë, pritjet janë shumë më të vogla. Ato nuk shkojnë mbi 10 minuta maksimumi.

Kolona, sidomos në Merdar, ka tash e sa ditë. Në këtë kohë mërgimtarët kthehen në vendqëndrimet e tyre në Perëndim.

Image