Lokale - eSIMy

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është emëruar si këshilltar i jashtëm i tij politik.

Ai tha se përvoja e Krasniqit në qeverisjen lokale është tejet e dobishme.

“Për këtë arsye ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Alban Krasniqi ka qenë në garë për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.