Lokale - eSIMy

Edhe gjatë së dielës, pika kufitare në Merdar është përballur me fluks të madh të automjeteve, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet kolona në magjistralen Merdar – Podujevë ka arritur rreth 2 kilometra.

Mërgimtarët që kanë kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë janë nisur për në vendet ku jetojnë.

Të njëjtit po presin deri në 5 orë për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në dalje, mërgimtarët po presin 250 deri në 260 minuta./Llapi.info.

Më poshtë pamjet nga kolonat: