Lokale - eSIMy

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që disa rrugë të Podujevës të “pushtohen” nga uji, shkruan Llapi.info.

Të tillë gjendjen e ka pasur rruga “Xhemajl Mustafa”, siç ndodh zakonisht, jo fort larg qendrës së qytetit. Përveç saj, rrugët nën ujë kanë qenë edhe afër marketit “Interex”.

Reshjet e mëdha të shiu ka bërë që kjo pjesë, por edhe disa tjera, të jenë nën ujë – në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik njofton se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s./Llapi.info