Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i ndajë dhjetëra mijëra euro për rehabilitimin e një rruge, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit për kontratë, të publikuar nga faqja zyrtare e komunës, bëhet fjalë për rrugën Murgull – Bellosicë.
Në njoftim bëhet e ditur se kjo rrugë do të shtrohet me zhavorr, për çka, komuna ka ndarë fiks 60 mijë euro.
Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet me 5 shtator në ora 13:00./Llapi.info