Reshjet e shiut gjatë pasdites së të shtunës kanë krijuar pengesa për rrugët e Prishtinës.
Disa nga to janë mbushur me ujë.
Reshje shiu pati edhe të premten, teksa të shtunën ato ishin më të shpeshta gjatë ditës.
Për shkak të dështimit të kanalizimeve gjatë reshjeve të dendura, shpesh në Kosovë rrugët bllokohen edhe për qarkullim.