Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 22 raste pozitive në Podujevë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, shkruan Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 48 pacientë llapjanë, ndërkohë që numri i rasteve aktive, aktualisht është 236.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka raportuar për 780 raste të reja me koronavirus. Në bazë të 2,279 testeve të bëra, del se 34.22 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në raportin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë njoftohet edhe për një pacient të vdekur me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, viktimë është një person mbi 70-vjecar nga Podujeva.
Shkalla e infektimit me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit. Si pasojë e rritjes së rasteve, autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen./Llapi.info