Lokale - eSIMy

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollorë 2022/23 të fillojë me kohë.

Ata kanë thënë se çështjet e arsimit janë duke trajtuar me kujdes të shtuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka paralajmëruar grevë më 1 shtator nëse Qeveria nuk miraton Ligjin e Pagave.

Jasharaj pati thënë se të gjitha institucionet shkollore, administratat në komuna, por edhe të punësuarit e tjerë, do të jenë në grevë të përgjithshme nga shtatori, deri sa “Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen, e të kuptojë se duhet të ulet me sindikatat të gjejë zgjidhje”.