Lokale - eSIMy

Me një paralajmërim të zymtë u shfaq ministrja e ekonomisë, kur foli për situatën me energjinë elektrike për periudhën që po vije.

Artane Rizvanolli, thirri për kursim, e tregoi për masat që do i merr qeveria për të përballur me krizën në ardhje.

“Dimri do të jetë i vështirë për të gjithë Evropën. Kjo do të na ndikojë edhe ne. Shtetet si Britania, Zvicra, kanë paraqitur masa të ndryshme për kursime të energjisë. Në këtë aspekt, është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret. Ne po marrim masat e nevojshme. Aq më pak të importojmë, aq më pak do të ndikohemi. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit”, shtoi Rizvanolli.

Rizvanolli, sqaroi se 40 milionë euro u ndan nga qeveria për KOSST-in për të mbuluar obligimet ndërkombëtare.

Ndërkohë telashet nuk po veniten në katër komuna në veri të republikës. Udhërrëfyesi i pajtuar në Bruksel, ka ngecur së realizuari.

“Kosova të gjitha institucionet kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e marrëveshjes, ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak anës tjetër, të kompanisë Elektrosever”, shtoi ajo.

E para e ekonomisë shton se deklarata e kryeministrit Kurti se mund të ketë luftë në Kosovë të provokuar nga Serbia, nuk i tremb investitorët potencial, sepse sipas saj të gjithë i dinë qëllimet e Rusisë ndaj rajonit.

E ministri i pushtetit lokal që ishte po në këtë konferencë, ri-shfaqi një qëndrim të prerë rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Kosova është shtet multientik, dhe prandaj nuk ka mundësi për krijimin e një Asociacioni një etnik” theksoi Elbert Krasniqi.

Më 5 gusht, emisari amerikan Gabriel Escobar, tha se Prishtina duhet të diskutoj krijimin e AKS-së sipas ndonjë modeli evropian. Por se ky mekanizëm sipas tij s’guxon të jetë “shtet brenda shtetit”.