Lokale - eSIMy

Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet se si do të duket Urgjenca e Qytetit, investim ky 1.7 milion euro, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se komuna do të participojë 600 mijë euro, kurse 1,1 milion tjera do t’i ndajë organizata “Qatar Charity”.

“Projekti 1.7 milionë euro për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit po realizohet. Gjatë takimit që kemi zhvilluar me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab dhe përfaqësuesit tjerë nga kjo organizatë, na është kumtuar lajmi se është aprovuar në Zyren Qendrore në Katar ndihma financiare për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në Podujevë. Ditëve në vijim pritet të nënshkruhet marrëveshja finale dhe të fillojnë punimet.  Ky është një lajm i mrekullueshëm që na gëzon tejmase secilin, ky megaprojekt do të realizohet në afërsi të rrethit të shqiponjës në hyrje të qytetit, duke bërë kështu një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës. Në këtë projekt, Komuna e Podujevës do të participojë me 600,000, ndërsa organizata “Qatar Charity” 1.1millionë. Shpreh mirënjohjen time të thellë e të përzemërt ndaj organizatës nga Katari dhe i uroj të gjithë qytetarët e Podujevës për mundësinë e realizimit të këtij projekti”, ka thënë Bulliqi.

Ndërtimi i këtij do bëhet në lokacionin afër ish-hotel “Besiana” . Në po këtë vend, pritet të ndërtohet edhe Stacioni i Autobuësve./Llapi.info