Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se projekti 1.7 milionësh për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit po realizohet në Llap, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Bulliqi në një postim në Facebook, ku thotë se komuna ka ndarë 600 mijë euro, kurse 1.1 milion tjera do t’i dhurojë organizata “Qatar Charity”.
Postimi i plotë i Bulliqit:
🏥Projekti 1.7 milionë euro për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit po realizohet
Gjatë takimit që kemi zhvilluar me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab dhe përfaqësuesit tjerë nga kjo organizatë, na është kumtuar lajmi se është aprovuar në Zyren Qendrore në Katar ndihma financiare për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në Podujevë. ✅
🤝Ditëve në vijim pritet të nënshkruhet marrëveshja finale dhe të fillojnë punimet. 🦺
☺️Ky është një lajm i mrekullueshëm që na gëzon tejmase secilin, ky megaprojekt do të realizohet në afërsi të rrethit të shqiponjës në hyrje të qytetit, duke bërë kështu një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës. 🚑
🤝Në këtë projekt, Komuna e Podujevës do të participojë me 600,000 💶, ndërsa organizata “Qatar Charity” 1.1millionë 💶.
🙏Shpreh mirënjohjen time të thellë e të përzemërt ndaj organizatës nga Katari dhe i uroj të gjithë qytetarët e Podujevës për mundësinë e realizimit të këtij projekti! 👏






