Lokale - eSIMy

Një garazh, së bashku me një veturë dhe gjëra tjera, janë përfshirë nga flakët këtë pasdite në fshatin Tërrnavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Siç ka mësuar tutje Llapi.info, zjarri ka qenë aksidental nga disa fëmijë.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Dëmi raportohet të jetë i konsiderueshëm./Llapi.info