Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili më 12 qershor të këtij viti, kishte plagosur një person në një parking të një qendre tregtare në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, dërguar medieve.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.06.2022 – 20:06. Në lidhje me rastin me datë 06.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Çka kishte ndodhur?

Një konflikt pati ndodhur rreth orës 20:00 në parkingun e një biznesi në Podujevë.  Aty u përdorën edhe armët, ku një person mbeti i plagosur.

I dyshuari gjendej në arrati që nga qershori.

“Podujevë 12.06.2022-20:06. Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar”, pati njoftuar Policia muaj më parë./Llapi.info