Lokale - eSIMy

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë krahasimin e nënkryetarëve të kuvendeve në Kosovë dhe Serbi.

Sipas saj, nënkryetarja Saranda Bogujevci është një e mbijetuar e masakrës, ndërsa Bozhidar Deliq ishte komandant i brigadës që masakroi mijëra kosovarë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit”.

“Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”,ka shkruar Osmani në Twitter.