Lokale - eSIMy

114 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, shkruan Llapi.info.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, prej tyre, 1 ka përfunduar me fatalitet.

Kurse, 27 aksidente tjera kanë rezultuar me persona të lënduar, derisa 86 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në Mitrovicë.

“Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë 03.08.2022-19:03 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Llapi.info