Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimeve që janë zhvilluar dje në Washington ku krerët e Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë takuar me Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken.
Haradinaj ka thënë se mirëpret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën sa i përket fondeve të MCC-së.
Kreu i AAK-së ka thënë se SHBA-ja ka treguar lidership në përkrahjen ekonomike dhe procesin e dialogut.
“Është koha për një marrëveshje finale me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë Haradinaj.
Presidentja dhe Kryeministri ishin në Departamentin amerikan të Shtetit ku u pritën nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Gjatë këtij takimi, edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.






