Mbledhja e së premtes në Komisionin Hetimor për Krizën Energjetike u ndërpre në gjysmë, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e bojkotuan atë. Kësaj i parapriu përplasja që Mimoza Kusari-Lila e pati me Ferat Shalën e Partisë Demokratike.
Në mungesë të kuorumit, dëshmia e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për menaxhim të krizës energjetike, mbeti të vazhdojë në një tjetër datë. Megjithatë, edhe këtë herë u shtruan disa prej pyetjeve, njofton KlanKosova.tv.
Shefi i kuletës së shtetit thotëa se është dashur të ndahen 120 milionë euro për shkak të kësaj krize. Veçse pjesa më e madhe e tyre ende nuk janë proceduar.
Për paratë që s’janë dhënë ende, Abelard Tahiri e bëri të njëjtën pyetje mbi tetë herë, por që s’i pëlqente përgjigja e ministrit që erdhi i vetëm në mbledhje, e me pak letra para vetes.
Murati u pyet edhe nëse paraprakisht ka pasur ekspertizë për ndarjen e 20 milionëve të para, që tregoi se vlerësimet i kanë marrë nga terreni.
Ky mohoi të ketë pasur kontakt me Rregullatorin e Energjisë, përveç kur i ka dërguar komentet për tarifat e reja.