Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik ka hartuar platformën elektronike dhe katalogun e parcelave dhe pronave për dhënie në shfrytëzim në Komunën e Podujevës, me qëllim të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik lokal, transmeton Llapi.info.
Siç njofton komuna, pronat planifikohen të jepen në shfrytëzim për krijimin e vendeve të punës, dhe për zhvillimin e bizneseve të qytetarëve.
Listën e parcelave dhe pronave për dhënie në shfrytëzim në vitin 2022 në Komunën e Podujevës e gjeni duke klikuar KËTU./Llapi.info






