Lokale - eSIMy

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ani pse nuk ka dhënë detaj të hollësishme se për çfarë arsye ka qenë i dyshuari në kërkim.

“Lagja Kuvajti, Podujevë 18.07.2022-09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit”, ka njoftuar PK, pa dhënë detaje tjera.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info