Deputetja nga Podujeva, Floretë Zejnullahu e PDK-së, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, shkruan Llapi.info.
Këtë vizitë, Zejnullahu thotë se e ka bërë së bashku me babain e saj, ndërkohë që ka shtuar se të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë plot energji.
Shkrimi i saj i plotë:
Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.
Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe të vendosur. Krenarë dhe të fortë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
Të fala për të gjithë!
#LiriaKaEmër #UÇK