Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Ibrahim Demolli” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë shtëpi janë vjedhur stoli dhe para të gatshme, vlerën e të cilave s’e ka bërë të ditur Policia.
“Rr. Ibrahim Demolli, Podujevë, 16.07.2022-23:06. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Llapi.info mëson se dëmi i shkaktuar kalon shifrat e mbi 10 mijë eurove./Llapi.info






