Lokale - eSIMy

Një veturë është përshirë nga flakët rreth orës 10:00 në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, në të njëjtën ka shpërthyer një bombole gazi, për çka është djegur tërësisht. Portali ka mësuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Tutje, Llapi.info ka siguruar edhe pamje se si një person kishte marrë traktorin dhe ia kishte mbrojtur grurin e mbjellë një fermeri tjetër në këtë fshat të Podujeëvs./Llapi.info