Lokale - eSIMy

Të premten rreth orës 19:40 është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë, 15.07.2022 – 19:40. Një mashkull kosovar ka informuar se në arën e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pa shpërthyer. Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarje dhe ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, ka njoftuar PK./Llapi.info