Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë portalit Llapi.info se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rastit për hetimin e shkakut të këtij aksidenti dhe janë ndërmarrë veprime të tjerë të nevojshme”, ka thënë Hoxha.

Më tej, Policia e Kosovës ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe të mos drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo nën ndikim të alkoolit./Llapi.info