Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

I dyshuari është arrestuar më 8 korrik rreth orës 21:05 gjersa ishte duke kaluar në kufi.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë nga policia:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ME URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR/PKK. Merdare, 08.07.2022 – 21:05. Është arrestuar në pikën kufitare i kërkuari mashkull kosovar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.