Lokale - eSIMy

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot policët që u lënduan ditë më parë gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Skenderaj.

Njëri nga policët e lënduar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.

“Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!”, ka shkruar deputeti Bajqinovci në Facebook.

“Njëri nga dy policët e lënduar në Skenderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi. Uniforma e shtetit duhet të respektohet!”, ka shtuar ai.