Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës e ka në plan që t’i ndërtojë edhe 21 ura të reja, shkruan Llapi.info.

Kështu ka thënë në një postim në Facebook, drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.

“21 URA të reja në Komunën e Podujevës. Sot, vizituam punimet në ndërtimin e urave në disa fshatra. Projekt ky i cili do të përmbyllet brenda këtij viti”, ka shkruar ai.

Selimi s’i ka bërë të ditur se në cilat lokacione do të ndërtohen këto ura./Llapi.info